Kronike
SHOKUESE/ 57-vjeçari përdhunon të renë me probleme mendore
Një 57-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare. Sipas Policisë, e reja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
NJOFTIMI I PLOTË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 41 vjeç, pasi ka kryer sjellje me natyrë seksuale ndaj dy shtetaseve të huaja. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. J., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, duke drejtuar auotmjetin, në gjendje të dehur; -S. Ç., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Sarandë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.