Bota
SHOKUESE/ Sekreti i nënës: Si t’i them vajzës që i vëllai është babai i saj
Sekretet familjare janë ato që lënë pasojë kur zbulohen pas disa vitesh. Një rast i tillë është rrëfyer për “Dear Terapist” . Një grua ka treguar se 30 vite më parë ajo bashkë me të shoqin vendosën të bënin një fëmijë së bashku. Burri i saj në atë kohë kishte dy djem, por nga një martesë tjetër. Duke qenë se ai shfaqi probleme shëndetësore, çifti mendoi të gjenin një alternativë në mënyrë që ëndrra e tyre për një fëmijë së bashku të realizohej.
Një dhurues sperme do të ishte zgjidhja, por ata nuk e donin kurrsesi pasi sipas tyre fëmija duhet të kishte gjenet e burrit. Ata vendosën që dhuruesi të ishte thjeshtri i gruas, pasi kishte të njëjtin personalitet dhe inteligjencë si i ati. Në atë kohë, thotë ajo dukej se gjithçka po shkonte mirë, por tani pas kaq shumë vitesh e vërteta është tepër e rëndë nëse do merrej vesh.
“Vajza jonë tani është 30 vjeç. Si t’i themi që ‘babai’ është gjyshi, ‘vëllai’ është babai i saj, ‘motra’ është tezja?”, Unë dhe bashkëshorti im jemi shumë të shqetësuar, duam t’i themi të vërtetën, por nuk e dimë si do e presë”, thotë ajo.
Psikologët thonë se ky lloj i veçantë sekreti, ku e gjithë familja e di të vërtetën me përjashtim të një personi, mund të jetë shumë i rrezikshëm. Zbulimi i të vërtetave tronditëse rreth atësisë është një përvojë gjithnjë e më e zakonshme.
Megjithatë terapisti i “The Atlantic” i tha gruas se e vërteta sado e trishtë të jetë, i bën njerëzit të ndihen më të sigurt.”E vërteta do t’ju bëjë të lirë“, thekson ai.