Connect with us

Politike

Shpërthen Berisha: Dumanit i skadon mandati në dhjetor, mori përgjigje përfundimtare nga DASH

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroj se vlerëson qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për mandatin e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, duke e cilësuar këtë si një ndihmë të vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri.

Berisha nënvizoi se Dumani mori një përgjigje përfundimtare, teksa mandati i tij skadon në dhjetor, dhe theksoi se ish-kreu i institucionit largohet si një “puçist” që e zhyti prokurorinë në krim dhe mbajti dosjet e krimit të pazgjidhura.

Sipas Berishës, Prokuroria është institucion shtetëror dhe jo pronë e një individi, dhe çdo përgjegjësi do të ndjekë rrugën ligjore.

Ai gjithashtu përgëzoi qëndrimin e ri të DASH, i cili tregon mbështetje të qartë në përpjekjet për drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar në vend

Pjesë nga deklarata:

Tani, siç e patë ju, Troplini mori një përgjigje përfundimtare, mandati i tij skadon në dhjetor dhe ky largohet si kryetar i këtij institucioni si një puçist që e zhyti në krim, që fjeti mbi dosjet e krimit dhe që unë e garantoj se për secilën prej tyre do përballet me ligjin.

Kjo prokurori është prokurori e shtetit dhe nuk është e asnjë individi.

Dhe ai do përballet me ligjin.

E vlerësoj dhe e çmoj shumë qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit në SHBA, i shprehur nga përfaqësuesja e këtij vendi në Tiranë se mandati i tij mbaron dhe kjo nuk ka komente.

Ndërkohë që më parë kishte një qëndrim tjetër.

Dhe e garantoj DASH se ky qëndrim i ri është një ndihmë e vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri.

Advertisement