Aktualitet
‘Shqiptarët të ngrihen fuqishëm…’/ Shpërthen mjeku: Varfëria ka arritur fundin
Mjeku Erion Dasho në një program televiziv u ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen në protestë pasi varfëria ka arritur fundin në vendin tonë.
“Unë nuk arrij dot të konceptoj se si ka mundësi që sensi i protestës së qytetarëve shqiptar të ketë arritur në një nivel kaq të ulët. Është skandal që të shohim manifestimin arrogant të një shteti absolutist, të shohim që kjo nuk është thjesht një ngjarje e shkëputur por shoqërohet me një nga vjedhjet më të flagrante që i janë bërë qytetarëvë shqiptar, ku bëhet fjalë për qindra milionë euro të zhdukura nëpërmjet koncesioneve mashtruese”- deklaron Dasho.
Dasho u shpreh se tashmë kemi dëshmi konkrete nga njeriu më i afërt me kryeministrin për disa vjedhje makabër të qeverisë.
“Rastet flasin vetë e tashmë nuk flasin më qytetarët, flasin vetë bashkëpunëtorët e kryeministrit sic është rasti i Arben Ahmetajt i cili nga arratia është duke i treguar shqiptarëve fakte makabre dhe është duke konfirmuar të gjitha ato akuza që ka bërë opozita në këto 11 vite pushtet.
Pra sot qytetarët shqiptar me ze e me figurë, kanë, për të gjithë denoncimet që ka bërë qeveria, konfirmimin që bën anëtari më i ngushtë i bandës, pra nësë e kemi një kapo bandë që është kryeministri, zv kapobanda në 10 vjet ka qënë Ahmetaj , dhe ai sot po jep dëshmi.
Varfëria ka arritur fundin, shqiptarët po prekin fundin, pra cfarë presin akoma shqiptarët që nuk protestojnë e nuk ngrihen fuqishëm të protestojnë?”- tha Dasho.