Connect with us

Kronike

‘SHPERTHEN’ MUSTAFA NDAJ LVV

Më 4 tetor, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video propagandistike në të cilën  sulmoheshin figurat që kanë qenë në pushtet në vitet e kaluar, para se partia e Albin Kurtit të vinte në pushtet. Në mesin e këtyre figurave, që sipas LVV-së e kanë shkatërruar Kosovën, ishte edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, për të cilin kjo video është “sjellje idioteske”.

Në një prononcim, Mustafa, tha se videoja e LVV-së është e ngjashme me atë të “një bande të drejtuar nga e veja e Mao Ce Dunit, që organizonte dhe poshtëronte figura të rëndësishme kineze”.

“Në kohën e Revolucionit Kulturor Kinez, një bandë e drejtuar nga e veja e Mao Ce Dunit organizonte dhe poshtronte figura të rëndësishme kineze. Çdo gjë dukej ngjashëm me videon e LVV-së; mungon vetëm e veja e Maos (e cila më vonë përfundoi në burg për persekutimet që i bëri)”, tha Mustafa për median në Kosovë.

Ish kreu I LDK gjithashtu u shpreh se kjo video “shpërfaqë mënyrën më idioteske të mundshme sjelljen e një partie që ka fituar zgjedhjet në një shoqëri demokratike”. 

 

Në videon e publikuar nga Vetëvendosjes shihen edhe ish presidenti Hashim Thaçi, ish kryeparlamentari Kadri Veseli, ish kryeministri Ramush Haradinaj, ish ministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi .

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim dhe si korrupsion” – komentohet ndër të tjera në video

https://www.youtube.com/watch?v=oEvdgEnuxeI

Advertisement