Connect with us

Politike

Shpërthen Myslim Murrizi: Kërminjë politik, heshtje e pështirë dhe servilizëm në PD

Kandidati për deputet në Partinë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar në lidhje me humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Me një postim në rrjete sociale, Murrizi ka shpërndarë një video nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të paritsë, e cila është mbajtur më 12 shkurt.

Murrizi i është kthyer kundër krijimit të primareve, ndërsa tregon se i ka dalë kundër Flamur Nokës, pasi sipas tij gjithë deputët që futen në listën e hapur rrezikojnë karrigen në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu, në postim Murrizi shkruan se koalicionet, sipas tij ishin një dështim, ndërsa thekson se për PD janë shkaktuar dëme nga personat që nuk reagojnë në kohë.

Reagimi i tij:

FJALA IME NE KESHILLIN KOMBETAR DATE 12 SHKURT 2025

Ne kete mbledhje me mbi 200 antare te pranishem folen vetem 7 antare dhe votuan ne te njenjten linje llogjike te fjales time vetem 13 antare te Keshillit Kombetar

Te tjeret heshten si vemje me bindjen qe nga kjo heshtje e peshtire e ky servilizem bajat permanent prej palaçoje do tju siguronte nje vend te sigurte ne listat e qelbura per nje karrike te piste ne Parlament

Prandaj sot a ka mundesi te heshtni ju kerminj politik qe kurre nuk flisni veç belbezoni nen ze me shkum neper goje si qent qe mbyten nga kockat!

Te gjith drejtuesit e qarqeve madje ne disa edhe 2 per qark nuk u futen ne primare

Ne qarkun Tiran plot 6 te listes se mbyllur nuk guxuan te votohen nga antaresia

Madje per disa hipokrit u shkel dhe standarti i doreheqies nga qenia kryetar dege e nuk u futen as ne primare

Per fat te keq koalicionet ishin nje deshtim total dhe siç e pata deklaruar ashtu rezultoi qe partia e Metes mori 7800 vota e ka sot 4-5 deputet dhe Shpetim Idrizi me 1900 vota ka 1 deputet

Trim pas beteje dhe te mençur pas kuvendi mund te jene vetem spurdhjaket

Kam qysh ne shkurt 2019 qe uleras per demet qe i ka shkaktuar PD heshtje dhe servilizmi i nje grushti te peshtire hileqaresh

Nuk po hyj ne asnje detaj tjeter te analizes se gjendjes se strukturave dhe fushates dizaster te promovimit neper tribuna te individeve qe sa her flisnin minimumi i hiqnin PD 2000-4000 vota

Eshte hera e pare qe po e postoj kete vd ne fb tim edhe pse me heret e kane postuar disa media apo portale

JU FTOJ JU ANTARE TE KESHILLIT KOMBETAR QE HESHTNI PREJ PRILLIT 2022 E QE HESHTET EDHE ATE DITE E QE FLISNIT PER PARIME E FITORE IMAGJINARE TE PAKTEN MOS NA HAPNI BARKUN ME JARGAVITJE FB.

Advertisement