Bota
Shpërthim bombe në qendrën arsimore, 19 viktima
AFGANISTAN– Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim në një qendër arsimore në kryeqytetin afgan. 19 persona janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur në kryeqytetin e Afganistanit Kabul pas shpërthimit me bombë.
Shpërthimi ndodhi në qendrën arsimore Kaaj, ku studentët po bënin një provim pranues në universitet.
“Për fat të keq, shpërthimi ka shkaktuar viktima njerëzore. Forcat e sigurisë kanë arritur në zonë dhe ne do të ndajmë llojin e shpërthimit dhe shifrat e viktimave”, tha zëdhënësi i policisë.
Një varg sulmesh në Kabul kanë marrë dhjetëra jetë në javët e fundit.
Në fillim të këtij muaji, dy punonjës të ambasadës ruse ishin në mesin e gjashtë personave të vrarë në një shpërthim vetëvrasës pranë ambasadës ruse, dhe në gusht, një shpërthim në një xhami gjatë lutjeve të mbrëmjes vrau 21 persona dhe plagosi 33 të tjerë./Burimi: BBC