Connect with us

Kronike

Shpërthimi me tritol i lokalit në Kamëz, arrestohet një nga autorët

Është arrestuar një nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Kamëz, ku iu vendos një sasi tritoli një lokali të marrë me qira në zonën e Kamzës nga një 24 vjeçar.

Policia njofton se i arrestuari është një 58-vjeçar me iniciale B.M.

 “U arrestua B. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse”. 

Ngjarja ndodhi një ditë më parë rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump” dhe lënda plasëse u vendos në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga 24-vjeçari, Oltjon Muçaj.

Në kamerat e sigurisë shihet një prej autorëve që zbret i maskuar nga makina, hedh lëndën plasëse dhe kthehet me vrap drejt mjetit, që më pas largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama, ndërsa nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Advertisement