Kosova
Shpresat e shkatërruara dhe lamtumira e hidhur e Borrell për Kurtin dhe Vuçiçin
Ish-diplomati Zoran Milivojevic tha se është inkurajuese që dialogu, për herë të parë që nga 14 shtatori, u mabjt ne nivelin më të lartë në Bruksel.
Milivojeviq ka theksuar se ishte një takim I lamtumirës se Borrell
Sipas Milivojević, pjesëmarrja e Serbisë në planin zhvillimor të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të buta, varet nga raporti I kryediplomatit europian.
Ai kujtoi se edhe para takimit thuhej se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do ta ndryshonte qëndrimin e tij – pasi ai pret që Marrëveshja e Ohrit të zbatohet, ndërsa Beogradi pret formimin e Unionit të Komunave Serbe.
Ish-diplomati shpjegoi gjithashtu se Prishtina dëshiron që Serbia të heqë dorë nga vijat e kuqe dhe ta njohë de fakto Kosovën duke pranuar Marrëveshjen e Ohrit.
Ai gjithashtu nuk pret që të ketë ndryshim në qëndrimin e Prishtinës derisa të ndryshojë qeveria, por gjithashtu theksoi se Bashkimi Evropian dhe Uashingtoni nuk kanë ndërmend të ushtrojnë presion vendimtar dhe se qëllimet e tyre përkojnë me ato të Prishtinës.