Politike
Shqipëria, fanar ndriçues në Rajon dhe Europë
Për shkak të bllokimit të eksporteve nga portet e Ukrainës bota është duke u përballur me mungesa por edhe rritje stratosferike të çmimeve të produkteve të shportës.
Megjithatë, kryeministri Edi Rama, duke cituar një raport të shtatorit të Bankës Botërore, sjell në vëmendje se Shqipëria është vendi me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore.
Po ashtu, kreu i qeverisë thotë se rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit. Sipas Ramës, arsyeja që inflacioni, sipas tij, nuk po bën në Shqipëri atë që po bën në rajon është, siç shprehet ai, mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë.
Postimi i Edi Ramës
Sipas raportit të shtatorit të Bankës Botërore @worldbank për Sigurinë Ushqimore, në analizën e efekteve të luftës mbi çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/furnizimit, Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit. Arsyeja themelore e frenimit të galopit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shtetit