Sport
Shqipëria përballet me Serbinë/ Broja ‘tremb’ me problemin muskulor

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor dhe me Letoninë më 10 qershor, duele të vlefshme për Grupin K të Kupës së Botës.
Kombëtarja nisi dje (2 qershor) përgatitjet zyrtare, ndërsa Armando Broja trembi fillimisht stafin teknik.
Sulmuesi i Chelsea shfaqi fillimisht një problem muskulor, por rezonanca doli negative dhe për fat të mirë ishte alarm fals.
23-vjeçari duket gati dhe ai pritet të udhëheqë sulmin në përballjen kundër Serbisë në Tiranë.
Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sfidat kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ku kuqezinjtë do të përballen me Serbinë dhe Letoninë, dy ndeshje vendimtare për objektivat e skuadrës.
Pasditen e 2 qershorit, ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho zhvilloi seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u fokusuan kryesisht në vëzhgimin e gjendjes fizike të lojtarëve dhe provimin e disa skemave taktike.
Grupi ishte i plotë me të gjithë lojtarët që kanë mbërritur në vend, ndërsa Jasir Asani dhe Arlind Ajeti pritet t’i bashkohen skuadrës në orët në vijim.

