Connect with us

Kronike

“Shqiponja” valëvitet mbi Bistricë

Për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë një grup alpinistësh nga Kosova i kanë bërë Shqipërisë një dhuratë tepër të veçantë.

Alpinistët kanë sfiduar motin ekstrem, duke valëvitur flamurin shqiptar në 2561 metra lartësi.

Në temperatura -10 gradë celcius alpinistët Nexhat Palushi, Fadil Sahiti dhe Astrit Krasniqi kanë ngjitur në majën e Bistricës flamurin shqiptar.

Video është publikuar nga vetë alpinisti Nexhat Palushi, i cili shkruan se kanë ngritur flamurin në lartësinë 2 651 metra.

“Faleminderit për shokët, profesor Fadil Sahiti dhe Nexhat Palushi që e organizuan, e bënë madhështor dhe shumë mbresëlënës këtë aktivitet”, shkruan ai.

Advertisement