Kronike
Shqiptarët arrestohen sa “prekën” Anglinë
Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Gjirin e Shën Margaretës, Kent, Angli.
Dy shqiptarë u arrestuan pasi akuzohen për lehtësimin e kalimeve të paligjshme ndërsa dy shqiptarët e tjerë u arrestuan pasi mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale dhe pa leje të ligjshme. Shqiptarët e arrestuar akuzohen se janë pjesë e ndonjë bande kriminale që merret me trafikimin e emigrantëve nëpërmjet Kanalit Anglez.
Gomonia e shqiptarëve e cila u ankorua në gji, ishte një nga tetë gomonet që mbërritën në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar të hënën, tha Ministria e Mbrojtjes.
Sipas shifrave të deritanishme, 2225 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone në nëntor duke e çuar totalin deri më tani këtë vit në 42,259.