Connect with us

Kronike

Shqiptarët dhe afrikanët bëhen bashkë në Itali, sulmojnë brutalisht egjiptianët me thika

Një sulm me thikë ndodhi pak para orës 1:00 të mëngjesit të sotëm në Itali. Mediat italiane shkruajnë se një burrë 32-vjeçar egjiptian u godit disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. 32-vjeçari ishte me dy egjiptianë të tjerë kur u sulmua nga një duzinë burrash, përfshirë afrikano-veriorë dhe shqiptarë. Kur ekipet e emergjencës dhe karabinierët mbërritën në Via Pellizza da Volpedo, vetëm tre egjiptianët ishin të pranishëm, ndërsa sulmuesit ishin larguar.

Karabinierëve filluan menjëherë hetimet për të identifikuar autorët e sulmit dhe për të rindërtuar motivet e tij. Dy egjiptianët, të cilët nuk u plagosën, u intervistuan nga policia për të dhënë versionin e tyre të ngjarjes dhe për të shpjeguar motivin e mundshëm të bastisjes së armatosur.

Karabinierët po mbledhin gjithashtu pamje nga kamerat lokale të sigurisë për të përcaktuar nëse ata kanë kapur sulmin, arratisjen apo ndonjë detaj tjetër që mund të ndihmojë hetimin.

Advertisement