Politike
“Shqiptarët nuk janë më…”/ Rama nga Athina: Disa u çuditën, të tjerë thanë se nuk duhet të vija
“Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse, në këtë strehë kaq të madhe. Entuziazmi juaj më përul, por mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim. Ju jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë tonë në këtë pjesë të Evropës.
Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetaret e barazvlefshme të Greqisë. Shqiptarët nuk janë më të leckosur, por janë krenarë të Shqipërisë”, tha Rama.