Kronike
Shqiptari vret gruan dhe vetëplagoset? Ngjarja që tronditi Amerikën
Lindi Flamuraj, një shqiptar që banonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Bruna Flamuraj. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Worcester, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Shtëpia e çiftit shqiptar ndodhet pranë një lagjeje të qetë. Peter Dauderis, i cili jeton në 29 Hadwen Lane për 22 vjet, tha se ai beson se banorët e shtëpisë ku ndodhën të shtënat kanë jetuar atje për 15 vjet. Ai nuk i njihte.
“Kjo është një lagje shumë e qetë. Ne kemi njerëz që ecin gjatë gjithë kohës. Thjesht rrallë ndodh diçka këtu. Është Ëest Side of Worcester,”– ka rrëfyer ai.
Deri më tani nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, por ajo që raportohet është se autori është shtruar në spital i plagosur, pasi ka pësuar dëme gjatë konfliktit me të shoqen, ngjarje që përfundoi me vrasjen e saj.