Connect with us

Politike

Shtetbërja ecte me hapat e breshkës, korrupsioni si makinë”, Rama: Lufta vazhdon

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar, tha se lufta ndaj korrupsionit vazhdon, ndërsa theksoi se kjo i ngjan një lufte të vërtetë që vazhdon.

“Fushëpamja e kësaj lufte i ngjan tamam fushës së një lufte të vërtetë që vazhdon. Armiku ka ende forcë të konsiderueshme për të plagosur dhe vrarë por nga ana tjetër ka një të vërtetë të pamohueshme.

Nëse deri dje era në favor të armikut sot era është kthyer në favor të shtetit i cili e ka rimarrë protagonizmin. Kjo është një luftë në vijën e frontit.

Kemi kthyer kushtet për ta kthyer tendencën në rrugën e duhur. Kush e kujton luftën me korrupsionin si një sfidë kush e frikëson më shumë tjetrin nuk njeh as historinë e shtet bërjes as natyrën e korrupsionit”, u shpreh Rama.

Korrupsioni nënvizoi kreu i qeverisë qeverisi deri në 2013.

“Korrupsioni mori terren të jashtëzakonshëm në vitet e para të lirisë, deri në 2013. Shtet-bërja ecte me hapat e breshkës kurse korrupsionit si makinë. Korrupsioni është sistem paralel kancerogjen.

Një ofertë e paligjshme që lind bashkë me ligjin për ta kthyer atë në anën e vetë dhe ka ekzistuar në përmasa dhe forma të ndryshme në çdo kohë dhe në çdo shtet. Në atë rrugë korrupsioni është aty magnet për të gjitha subjektet e shoqërisë.

Kohëzgjatja e përballjes me korrupsionin ai alternativë e shtetit varet nga si dhe sa shtetbërja nxitet me reforma e legjislacion të nevojshëm, mekanizma të nevojshëm institucional dhe shtrihet në të gjitha rrugët që garantojnë interesat publike dhe private”, tha Rama.

Advertisement