Politike
Shteti bektashi/ Rama batuta në SHBA: Frashëri ishte agjent i Soros apo i blerë nga Vuçiç?
Kryeministri Edi Rama ka bërë dhe disa batuta e ironi në lidhje me komentet që kanë dalë për shtetin bektashi nga kundërshtarët politikë. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk kurseu dhe batutat me kundërshtarët teksa tha se duhet të lexojnë për Urdhrin Bektashi, duke filluar nga librat e Naim Frashërit. Po me batutë, Rama tha se Naim Frashëri nuk ka qenë as agjenti i Soros dhe as i blerë nga Aleksandër Vuçiç.
“Unë do t’ju sugjeroja kujtdo ndër ju që është i interesuar dhe kujtdo tjetër që është i interesuar, të hapë librat e historisë së Urdhrit Bektashi, duke filluar nga Naim Frashëri. Nuk besoj se ka qenë agjent i Soros-it, nuk e besoj, por edhe mund të ketë qenë. Unë nuk e besoj se ka punuar për Soros-in Naim Frashëri, nuk ma ha mendja që të ketë qenë i blerë nga Vuçiç.
Edhe mund ta ketë blerë që atëherë, por unë nuk e besoj. Ta fillojnë nga Naim Frashëri e të shohin pastaj gjithë si ka rrjedhur historia e këtij Urdhri dhe pasi ta lexojnë do kuptojnë që këtu bëhet fjalë për një pasuri kombëtare, këtu bëhet fjalë për një thesar që ne nuk mund ta lëmë që të tretet. Kaq e thjeshtë është kjo! “Jo po se po të bëhen këta kështu, atëherë do duam dhe ne”.
Po çfarë doni ju? Po çfarë do duan këta të tjerët? Të gjithë i kanë qendrat e tyre, disa kanë një, disa kanë disa, ortodoksët kanë qendrat e tyre, janë të ndara sipas zonave të tyre. Fan Noli krijoi Kishën Autoqefale, por nuk tha “Hajde se po e bëjmë shtet më vete” pikërisht për faktin se Kisha Autoqefale Shqiptare ishte pjesë e gjithë rrjetit. Pjesa e komunitetit mysliman ka gjithë ato referenca dhe për këtë arsye ka dhe gjithë ato mbështetje që i merr, kurse këta janë si jetimë dhe janë jetimët e Shqipërisë, nuk janë as të një shteti e as të një shteti tjetër.
Tani ne Shqipëria, duhet ta lëmë që këta jetimë, në sensin që nuk kanë asnjë lidhje me fuqitë e tjera. Tempulli i tyre, për të ndërtuar tempullin e tyre kam kërkuar unë nga qeveria që të japin një financim. Nuk kanë ata shtete të tjera që i mbështesin, por ama të mos harrojmë që është një Urdhër që ka njerëz në të gjithë botën dhe jo thjesht shqiptarë, ka lloj-lloj. Është një qasje e islamit që ka disa nuanca të vetat etj. Kundërshtia me çdo çmim! “Nuk ka rëndësi se çfarë thotë. E thotë Edi Rama? Nëse e thotë Edi Rama, po e tha ky, kjo është tradhti”. Edhe si përfundim, Naim Frashëri është agjent i Soros!?”, u shpreh Rama.