Connect with us

Kosova

Shto ujë e hiq miell/ Ndryshon teksti i marrëveshjes Kosovë -Serbi

Përpilohet një shtojcë e re në udhërrëfyes për të tejkaluar ngërçin e Nenit 4

Një shtojcë e re mund të bëhet pjesë e aneksit të udhërrëfyesit për implementimin e Marrëveshjes për rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë për ta qetësuar Serbinë dhe pajtuar Aleksandër Vuçiç-in për Nenin 4

Përpiluesit e mekanizmave dhe vizionit politik prapa marrëveshjes thonë se kundërshtimi vjen nga një keqlexim i tërësishëm i këtij neni, megjithatë kanë propozuar një paragraf të ri në udhërrëfyes për ta zhbllokuar situatën para 18 marsit, kur edhe është paraparë takimi i radhës në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ishte pikërisht ky nen që ka stopuar Vuçiç-in ta nënshkruajë marrëveshjen me 27 shkurt dhe teksa me t’u kthyer në Beograd ka deklaruar se nuk e pranon dot. – Ose hiqet Neni 4 ose “i lëmë fare negociatat” – tha Vuçiç

Neni 4 i marrëveshjes, paragrafi i dytë, thotë se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare” dhe presidenti serb ka drojën se kjo nënkupton edhe njohje indirekte të Kosovës, meqë ekziston rreziku që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas burimeve, formulimi që mund ta zhbllokojë situatën është: “Kosova nuk do ta kërkojë anëtarësimin në OKB pa konfirmimin eksplicit të pajtimit nga të gjithë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB”

Kjo, sipas shpjegimeve në dokument, edhe do ta linte marrëveshjen e paprekur, sepse siç është sqaruar tashmë, ajo nuk ri-përpunohet dhe as nuk ri-negociohet më, por edhe do të shuante dyshimet e Vuçiç-it në raport me kuptimin/et e Nenit.

Advertisement