Connect with us

Politike

Shtrëngo rripin Thanas/ Buxheti dhe Paketa Fiskale diskutohen në Kuvend

TIRANË– Sot në Kuvend po zhvillohet seanca e dytë plenare për shqyrtimin e projektligjeve dhe buxhetin e shtetit të vitit 2023.

 

Deputeti demokrat Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se kjo paketë fiskale nuk është në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve. Këlliçi parashtroi edhe pesë propozime të tij për paketën fiskale, nga ulja e ngarkesës fiskale, te heqja e akcizës së gazit, të ndërmerren politika për të ndaluar rritjen e inflacionit.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në fjalën e tij në Kuvend, iu kundër përgjigj opozitës dhe tha se opozita po bën vetëm kritika dhe nuk po jep asnjë alternativë. Sipas Peleshit, ky buxhet është buxhet i rezistencës i krijuar si pasojë e luftës në Ukrainë. Ndër të tjerë shtoi Peleshi me buxhetin e vitit 2023, do të rriten me 7% pagat e ushtarakëve.

Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohet të jetë në nivelin 631. 7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal.

Fokus të veçantë në buxhet pritet të ketë sektori energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Po ashtu është parashikuar një fond prej 2. 3 miliardë lekësh që të përdoret për politika të reja pagash. Viti 2023 është vit zgjedhor dhe fondi i parashikuar për këtë qëllim është 1. 8 miliardë lekë.

 

E cilësoi spiun të ish-Sigurimit, Spaho i çon Manjës përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve në Kuvend: Mandatin e di që nuk e lë, por kërko ndjesë publike

 

1668070484_Screenshot6.jpgDeputeti demokrat Edmond Spaho i ka dërguar sot në Kuvend ministrit të Drejtësisë, Uli Manjës përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve për të. Kjo vjen pas një deklarate një akuze që Manja kishte ngritur ndaj Spahos se është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Spaho i kërkoi Manjës që t’i kërkojë ndjesë publike, pasi sipas tij ai nuk e lë mandatin e deputetit ndonëse e kishte premtuar se do ta jepte nëse ai nuk është spiun.

“S’kam fol në Kuvend që nga data 6 tetor ku një replikë me Ulsi Manjën la të kuptohej ose e konfirmoi që gjame kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, megjithëse i thash që kjo akuzë që po bën është shumë e rëndë, po i the spiun kjo të ngelet si damkë,. Fakti që 302 vjet pas kësaj, i kërkova të më kërkojë ndjesë por nuk e bëri. Jam verifikuar disa herë, por shkova kërkove verifikim të thellë nga autoriteti ekzistues, pa u miratuar ligji juaj. Kini respekt për dinjitetin e njeriut. Duartrokitët për një gënjeshtër. Bëra kërkesën. Kam marrë përgjigjen nga autoriteti të firmosur nga të gjithë anëtaret. Po ia jap Ulsi Manjës, kur të vijë ta ketë.

Pavarësisht se tha që do lë mandatin, e di që se lë, por të vijë këtu dhe të kërkojë ndjesë publike. Nëse s’më kërkon do reagoj sipas sjelljes së Ulsi Manjës. Spiunët gjeni te të tjerë njerëz, i keni këtu ish drejtues të sigurimit dhe ca tjerë hiqen si të përndjekur politikë, kur në fakt ua ka ngrënë kokën Enveri”, tha Spaho.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka komentuar debatin e krijuar në seancën e djeshme të Kuvendit mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Këlliçi tha se arsyeja përse Rama e përdor atë gjuhë është që të shmangë vëmendjen.
“Kuvendi arkivon të gjitha fjalimet, do futen edhe fjalët që kryeministri i adresoi opozitës. Banalitete dhe fjalë rruge. Shfaqja e djeshme e bariut tuaj e ka një motiv, transferimi i vëmendjes, ti lënë shqiptarët punët e veta dhe të mbajnë mendjen si shau kryeministri opozitën. Kryeministër që është kampioni i banalitetit të vendit”, tha Këlliçi.
Buxheti 2023/ Ministri i Mbrojtës: Opozita s’po jep alternativa, vetëm kritika! Do rrisim me 7% pagat për forcat e armatosura
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në fjalën e tij në Kuvend, iu kundër përgjigj opozitës sa i përket diskutimeve për buxhetin 2023, ku tha se opozita po bën vetëm kritika dhe nuk po jep asnjë alternativë.Sipas Peleshit, ky buxhet është buxhet i rezistencës i krijuar si pasojë e luftës në Ukrainë. Ndër të tjerë shtoi Peleshi me buxhetin e vitit 2023, do të rriten me 7% pagat e ushtarakëve.

‘Opozita nuk po jep alternativa, por vetëm kritika. Koncesionet dhe PPP-të tavan të përcaktuar nga FMN. Ky buxhet nuk është i zakonshëm jo vetëm në Shqipëri, është një buxhet i rezistencës i krijuar nga lufta. Shkaku i inflacionit është pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Në vendet baltike inflacioni është mbi 20%, Bullgaria është 17-18%. Në gjithë Europën është me dy shifra ndërkohë që ne jemi me 6.4%. ka disa arsye se pse ne kemi arritur ta menaxhojmë inflacioni, arsyeja kryesore është mburoja e çmimit të energjisë. Çmimi i energjisë është siç ka qenë para luftës si në asnjë vend tjetër të Europës. Të gjithë ushtarakët, të gjithë personeli i forcave të armatosura rreth 7000 ushtarakë që do të përfitojnë një rritje të re të pagës me këtë buxhet. Do të rriten me 7% pagat. Kujtojmë se në korrik i rrit paga me 30%. Tashmë një ushtarak që merrte 50 mijë lekë më të ultën, tani do marrë 70 mijë lekë. Në total është rreth 40% e pagës. Ndonëse jemi me një buxhet rezistence.’- u shpreh Peleshi.

Në Kuvend vijon të diskutohet edhe ditën e sotme paketa fiskale dhe buxheti 2023. Deputeti demokrat Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se kjo paketë fiskale nuk është në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve. Këlliçi parashtroi edhe pesë propozime të tij për paketën fiskale, nga ulja e ngarkesës fiskale, te heqja e akcizës së gazit, të ndërmerren politika për të ndaluar rritjen e inflacionit. Sipas tij, duhet hequr edhe TVSH për kompanitë që investojnë në energjitë e rinovueshme, ndërsa një thirrje i bëri qeverisë që të dëgjojë ekspertët e fushës.
“Të hiqet taksa e qarkullimit për industrinë e ndërtimit, ndihmon që çmimet e apartamenteve të ulen, Veliaj e ka rritur 10 herë taksën e ndërtimit, taksë mbi vlerën e shitjes dhe jo kostos, prandaj është e pamundur blerja e një apartamenti. Meqë është dyfishuar buxheti, pse nuk dyfishohen pensionet, paga dhe pensionet. Çmimet do vazhdojnë të rriten, pensioni juaj do rritet me 1%.
Kjo nuk është paketë fiskale, por gjobash. Nuk ndodh në BE që të hartohet një paketë penalitetesh për qytetarët.
Propozimet:
Ulni ngarkesën fiskale, çmimet po shkojnë në stratosferë.
Mos bëni si gjitholog, dëgjoni ekspertë e fushës dhe qytetarët e këtij vendi.
Hiqni TVSH-në për kompanitë që investojnë në energjinë e rinovueshme
Hiqni akcizën e gazit.
Ndaloni rritjen e pandalshme të inflacionit.
Mundësisht mbajeni një premtim dhe çojeni buxhetin e arsimit në 5.5% siç keni premtuar.
11 mln euro do shkojnë për pronarët e inceneratorëve, për tre inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe 1 në Tiranë që i ka pronarët në arrati. SPAK vijon të mos thërrasë kryetarin e bashkisë që me vulën e tij i ka hapur rrugë ndërtimit të kësaj firme”, tha Këlliçi.
Noka: Ky është buxheti i gomoneve dhe i shpopullimit të Shqipërisë

Deputeti demokrat Flamur Noka, nga Foltorja e Kuvendit ku po diskutohet prej dy ditësh projekt buxheti i vitit 2023, pati kritika për miratimin e procedurës së përshpejtuar për Portin e Durrësit.

Noka: Ka një gjë që i dogji më shumë shqiptarëve. Urgjenca me të cilën sulltani i Surrelit i imponoi futjen e projektit të Portit të Durrësit Kuvendit. Çfarë urgjencë kishte ky projekt që të futej ditën e buxhetit? Sepse vëmendja do fokusohej te buxheti. Pas kësaj afere fshihet kryeministri dhe banda e tij se nuk shpjegohet ndryshe. Pse duhet të ketë përjashtim nga taksat? Askush nuk tha asnjë fjalë. pse nuk u bë me garë të hapur? Do t’i ngelet turp dhe njollë në histori këtij Kuvendi  që e fut dhe e voton vjedhjen e një prej pronave më të mira të këtij vendi.

Duke u ndalur të buxheti, Noka tha se pas termit dyfishim buxheti duhet të vijë termi tjetër; dyfishim rrogash, pensionesh dhe shërbimesh për të përmirësuar cilësinë e jetës së shqiptarëve.

Noka: Por jo, ka vetëm një gjë që dyfishohet, tenderat dhe konçensionet sepse qeveria ka vendosur të dyfishojë vjedhjen. “Shtrëngo rripin Thanas” i thotë qytetarëve Edi Rama. asnjë masë në këtë buxhet për të lehtësuar rritjen e çmimeve. Kjo qeveri tregoi edhe një herë që ka një cilësi; pangopësi.

Sipas deputetit buxheti është i keq për shqiptarët sepse vetëm rrit shpenzimet dhe nuk hap vende pune. Buxheti, sipas tij, jep më pak para në xhepat e shqiptarëve dhe e varfëron popullin e gomoneve.

Noka: Ky është buxheti i gomoneve, i shpopullimit të Shqipërisë. Edi Rama nuk e do këtë vend ndaj harton një buxhet të tillë. Ky është buxheti i gomoneve për ta shpopulluar Shqipërinë

Advertisement