Connect with us

Politike

Shumë pranë fitores, Rama “arratiset” nga Shqipëria

Teksa të gjithë presin festën e fitores së PS, kur kanë mbetur edhe pak vota për t’u numruar, duket se këto plane do të shtyhen të paktën për tani.

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Shqipëri ditën e nesërme për të mbajtur fjalimin e fitores.

Ai pritet të niset drejt Islandës për të marrë pjesë në një forum, e do të kthehet të mërkurën pasdite.

Për këtë arsye, fjalimi i Ramës mund të pritet që ditën e sotme, kur kanë mbetur edhe pak bashki për t’u zyrtarizuar.

Advertisement