Politike
Si ‘shërohet’ PD? Topi tregon rrugët si duhet goditur Berisha
Ish presidenti, Bamir Topi komentoi situatën e PD-së në Repolitix.
Topi thotë se fajtor për degradimin e PD-së është Berisha dhe se e vetmja mënyrë që opozita të dalë nga kjo situatë është goditja politike ndaj figurës së tij.
“Unë e di që opozita ka rënë në kondicionet e një sëmundje kronike, unë them duhet të dalë. Duhet goditja me forcë e figurës së Sali Berishës. Me këtë ton dhe siguri i takon të flasë atij.
S’po e dëmtojmë fizikisht, por në planin politik, Berisha nuk i la pjesë vetes të konservohej. Berisha sot është figura me e diskretituar e politikës. Unë nuk ka nevojë të them gjëra të tjera.
Kjo situatë në PD është vepër e Berishës dhe disa njerëzve afër tij që i kanë shërbyer me inferioritetin më të madh, prandaj është në këtë gjendje. “- tha Topi në Repolitix.