Lifestyle
Si të trajtosh lëkurën e thatë të thembrave
Vera është ne kulmin e saj dhe bashkë me të edhe sezoni i sandaleve. Të gjithë duan të nxjerrin në pah këmbët e bukura, por është gjithmonë e vështirë, sidomos me lëkurën e thatë të thembrave dhe lëkurën e plasaritur.
Zakonisht, lëkura e ashpër që krijohet në thembrat e këmbës vjen si rezultat i lagështirës që krijohet nga këpucët. Por ka edhe një mënyrë trajtimi për këtë pjesë.
Shumica e vajzave mendojnë se për të shmangur plasaritjen e lëkurës së këmbëve, një zgjidhje është edhe trajtimi me pedikyr. Është një zgjidhje, por e përkohshme. “Produktet hidratuese që mund të përdorë pedikyristja apo edhe kremrat specifikë janë vetëm “mbulues” të problemit, jo zgjidhje e tij”,- thotë Dr. Dana Canuso, mjeke specialiste, shkruan revista class. Kjo do të thotë se lëkura e thatë mund të duket më mirë pas disa ditësh nga trajtimi, por problemi është akoma aty.
Për fat të mirë, ka ende disa zgjidhje. E para vjen nga përdorimi i një serumi të rekomanduar që heq lëkurën e thatë dhe pastron qelizat e vdekura të thembrave dhe mundëson rigjenerimin e lëkurës në këtë pjesë të këmbës duke mundësuar në vetëm pak ditë lëkurë të re e të pastër (Foot Repair Serum by Dr. Canuso Skincare.).
Por një mënyrë natyrale që mund të të japë përmirësim në një kohë të shpejtë është edhe scrub-i me vaj ulliri dhe sheqer kafe.
Përdorimi
Pasi t’i kesh larë këmbët mirë dhe të kesh eliminuar lëkurën e ashpër të thembrave, përziej pak sheqer kafe me disa pika vaj ulliri. Masazhoji thembrat për disa minuta dhe pastaj shpëlaji me ujë të bollshëm. Përsërite këtë trajtim disa herë në javë dhe pas disa përdorimesh, do të vëresh që lëkura është zbutur mjaftueshëm.
Këshillohet që ky lloj trajtimi (ashtu si edhe ai me serum) të përdoret në darkë para se të flesh.
E rëndësishme është, sipas specialistëve, që të mbash këpucë të hapura në mënyrë që këmbët të ajrosen.