Aktualitet
‘Siç u futëm në NATO pa ushtri, e pranueshme të na fusin në BE pa ekonomi dhe shtet ligjor’

Për analistin Skënder Minxhozi, suksesi më i madh i Ramës në këto tre mandate ka qenë politika e tij e jashtme.
Në narrativën e tij, Minxhozi u shpreh se siç jemi futur në NATO pa ushtri, mund të futemi në BE edhe pa drejtësi dhe politikat e duhura.
“Ne kujtojmë periudhën ku mes europianëve kishte një distancë për hapjen e negociatave me Shqipërinë sepse komisioni thoshte 3 vjet rresht që detyrat janë bërë dhe rekomandonte hapjen, ndërkohë që këshilli jo. Gjithmonë është ky debati për zgjerimin e BE, është proces teknik apo politik dhe pjesa politike predominon. Kam përshtypjen se Marta Kos nuk mund të krahasohet me paraardhësin e saj ku me ne ishte shumë pozitiv. Ndryshimet që kanë ndodhur në muajt e fundit në Bruksel me pjesën tjetër të botës, mund të etiketohen historike. Lufta në Ukrainë, marrëdhënia me Trump, roli i Kinës në sfond i cili është bërë kërcënues. Nëse i marrim bashkë këto komponent duket sikur nuk kanë lidhje, por kanë lidhje me procesin e zgjerimit. Europa ka ndryshuar kryekëput me atë proces që ka ndodhur 1 vit më parë. Sic na kanë futur pa ushtri në NATO, është krejtësisht e natyrshme të na fusin edhe pa drejtësi dhe reforma. Një politikan si Rama këtë gjë e sheh, ai sheh se në 12 vite politika e tij e brendshme ka pasur 1000 defekte, aspekti më i suksesshëm është hapja si industri turizmi, rol stabilizues në rajon dhe marrëdhënie zgjerimi me liderët europian. Me krerët dhe liderët të Europës ka marrrëdhënie personale komunikimi.”

