Connect with us

Rajon

‘Simbol bashkëpunimi dhe dashurie’, Abazoviç merr çmimin ‘Shqiponja e Artë’

Ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është nderuar ditën e sotme me çmimin “Shqiponja e Artë”. Në ceremoninë e sotme në Tiranë, të organizuar në përkujtim të ditës së arbëreshëve, Abazoviç tha se ky çmim duhet të jetë simbol bashkëpunimi dhe dashurie mes shqiptarëve në mbarë botën.

“Kur kemi vendosur për herë të parë për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Malit të zi, propozimi ynë ka qenë si të bëhet një Shqiponjë, dhe ajo shqiponjë mund të jetë edhe e artë. Shqiponja e artë dy vendet i bashkon dhe krijon një urë bashkëpunimi. Shqiponja do të jetë simbol i përkohshëm i dashurisë dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve në BE. Falemindert shumë”, tha Abazoviç.

Advertisement