Ekonomi
Sinjale pozitive nga raporti i Agjensisë Ndërkombëtare Moody’s
Anila Denaj:
Sinjale pozitive nga raporti i Agjensisë Ndërkombëtare Moody’s që konfirmon qëndrueshmërinë e ekonomisë tonë me vlerësimin B1!
• Pavarësisht rënies ekonomike të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, parashikimet për 2021 janë për një rritje ekonomike prej 5%.
• Trendi rënës i borxhit publik ka pësuar thyerje në 2020, duke u rritur vetëm përkohësisht, për të filluar sërish uljen graduale në 2021.
• Rritja e të ardhurave dhe përmirësimi i cilësisë së shpenzimeve do të jenë thelbesore për rimëkëmbjen ekonomike. Në vijim të politikave të mirëadministrimit, administrata tatimore dhe mbledhja e të ardhurave është përmirësuar.
• Kuadri fiskal është përmirësuar falë ndryshimeve të Ligjit Organik të Buxhetit, të miratuara në 2016 dhe përgjatë ketij viti.
•Në dallim nga detyrimet e prapambetura në periudhën parazgjedhore të 2013, asnjë rrëshqitje fiskale nuk ndodhi në zgjedhjet e fundit, ku qeveria ka disiplinuar të ardhurat dhe shpenzimet për vitet zgjedhore.