Aktualitet
Situata e zjarreve në Lezhë arrin në pikë kritike/ Policia evakuon të gjithë banorët e pushuesit
Duket se situata e zjarreve në Lezhë ka arritur në pikën kritike, pasi policia ka urdhëruar evakuimin e të gjithë banorëve të zonës.
Sipas informacioneve, tashmë zjarri ka djegur edhe 2 bare në zonën e plazhit i ndihmuar fatkeqësisht edhe nga era e cila po e përhap më tej.
Teksa vijon puna për të vënë nën kontroll situatën, pushuesit dh banorët janë larguar nga zona.