Connect with us

Kosova

S’jam tradhtari i vetëm/ Çfarë po bën Vuçiçi me Putinin e Rusisë

Aleksandër Vuçiç ka më shumë se dy vjet që nuk është dëgjuar meVladimir Putinin. Presidenti i Serbisë donte që një lajm i tillë të bëhej publik në të njëjtën kohë kur ai dërgoi në Moskë Aleksandër Vulin, zëvendëskryeministrin dhe një nga spiunët më të famshëm rusë nga kjo zonë që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës, për t’u takuar me Presidentin e Rusise.

Për shkak të spiunimit të anëtarëve të opozitës ruse gjatë kohës që ata ishin në Beograd, nga pozita e ministrit të Policisë dhe personi i parë i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallen ate person non grata.

Megjithatë, nëse presidenti i Serbisë i tha një jo historike presidentit të Rusisë, tani shtrohet pyetja që po bëhet më së shumti këto ditë, jo vetëm nga publiku vendas por edhe nga publiku i huaj, duke pasur parasysh se Putini llogarit jo vetëm një aleancë me Serbinë, por edhe me liderin e Republika Srpska, entiteti i Republika Srpska, Milorad Dodik.

Si asnjëherë më parë, me një mesazh shumë të qartë Pper presidentin serb, në kuptimin që ndoshta ai nuk do t’i përgjigjej ftesës për të marrë pjesë në Samitin e vendeve të BRICS , Putin kujtoi se pas disa muajsh, pikërisht në dimër, do të skadojë marrëveshja energjetike per gazin që ka Rusia me Serbinë.

Ky kërcënim i dukshëm mund të interpretohet si shqetesim I presidentit me politikat aktuale te Aleksander Vuçiçit, i cili se fundmi po bashkëpunon gjerësisht me liderët e BE-së, teksa blen armë nga presidenti francez, i shet litium Gjermanisë dhe po i reziston sfidës më të madhe të tij, një kryengritje popullore për shkak të litiumit.

Në të njëjtën kohë, Vucic po zbaton gjerësisht planin franko-gjerman, i cili transferon sovranitetin e autoriteteve të Kosovës me forcë të plotë në veri të ish-provincës jugore serbe, duke i lënë njerëzit e tij atje në frikë, të cilën ai vetë e futi me kujdes dekada më parë.

Përgjigja evazive negative e Vuçicit ndaj ftesës së Putinit u justifikua nga lideri serb me takimet e shumta qe ai do kete ne po ato data kur edhe zhvillohet samiti ne Kazan, me president dhe kryeministra ne OKB, por gjithsesi Vucic caktoi daten 10 tetor per nje pergjigje perfundimtare ndaj fteses.

Sipas analisteve, tani ka shume mundesi qe ai te bind edhe Milorad Dodikun te mos shkoje ne samitin e BRICS, me friken qe ai  – “Të mos jetë i vetmi tradhtar”.

Advertisement