Edhe këtë të diel, konflikti në “Shihemi në Gjyq” zhvillohet mes një çifti. Në insertin e saj prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Zybja shprehet se ka sakrifikuar gjithë jetën për bashkëshortin por ai sot i thotë se nuk është gruaja e tij.
Kur hyn në studio, Zybja tregon se kanë 5 fëmijë por ajo po qëndron te nipërit.
Zybe: Kam sakrifikuar shumë.
Ardit Gjebrea: Kaq shumë e do?
Zybe: E dua, por unë sot jam jashtë.
Ardit Gjebrea: Si je jashtë?
Zybe: Më ka nxjerrë jashtë.
Ardit Gjebrea: Enveri?
Zybe: Po. Jam nënë e 5 fëmijëve dhe unë kam dalë jashtë, po fle te nipërit.
Ardit Gjebrea: 5 fëmijë ke?
Zybe: 5 çuna.
Ardit Gjebrea: Po pse s’fle te çunat?
Zybe: Po ku të fle unë, ai më nxori jashtë nga shtëpia. Të bëj sherr, pak kam duruar unë, po bëj 30 vjet, shtyhet jeta me sherr? Sherr, sherr, sherr…
Në insertin e tij, Enveri bën një deklaratë të fortë duke thënë se “nuk e fal tradhtinë”.
“Nuk e fal tradhtinë. Unë jam burrë, nuk e fal tradhtinë. Ajo të bëjë ç’të dojë, unë nuk e pranoj të vijë në shtëpi. Do t’i jap shkëputje çdo gjëje”.
Akuza e Enverit nxit pyetje te Gjebrea që i drejtohet Zybes, por kjo e fundit thotë se nuk e ka tradhtuar kurrë.
Ardit Gjebrea: Tani, ai thotë unë jam burrë dhe nuk e fal tradhtinë. Ke ndonjë gjë për të më thënë?
Zybe: Unë do ta tradhtoj vetëm kur të shkoj në gropë, atëherë do ta tradhtoj burrin unë, por deri më sot s’bëhet fjalë./ Tv Klan