Connect with us

Kosova

S’ka garanci për zgjedhjet në Veri/ Flet ambasadori gjerman në Kosovë

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se ndërkombëtarët nuk mund të garantojnë mundësinë e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje, nëse ato mbahen në katër komunat veriore të Kosovës.

“Ne nuk jemi kompani sigurimesh dhe po punojmë që të gjitha palët të sillen në mënyrë të përgjegjshme. Bojkoti nuk është kurrë përgjigjja, por fillimisht na duhet shtensionim i situates, jo politika të rrezikshme” – deklaroi Rohde dhe shtoi se “Kosova e Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën nëse duan të hyjnë në BE”

Sipas tij, ky është qëndrimi i Gjermanisë dhe Francës dhe kjo është arsyeja se pse Parisi dhe Berlini zyrtar kanë vënë shumë kapital politik përmes propozimit franko-gjerman, i cili sipas tij është veprim diplomatik evropian.

Më tej, ambasadori tha se ata duan “që Kosova të jetë Brenda Unionit Europian dhe problemet me Serbinë të mbeten jashtë”.

Advertisement