Politike
‘S’ka pasur zgjedhje fare’/ Këlliçi: Po demontojmë përpara syve të qytetarëve farsën e 11 majit

Drejtuesi politik i PD për Tiranën u shpreh se po demontojnë farsën e 11 majit dhe do të faktojnë shkeljet që kanë ndodhur me votën e diasporës në Greqi. Më tej Këlliçi tha se janë bërë 200 referime nga PD për shkelje në zgjedhjet e 11 majit.
Belind Këlliçi tha se në Tiranë janë rreth 17 mijë fletë votimi që PD ka dyshime se aty mund të ketë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin e 14 për të çuar Alimehmetin në parlament. Ai shtoi se është kërkuar hapja e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar.
“Për të plotësuar një pjesë të kërkesës së kandidatëve të PD-së, për hapjen e kutive të Tiranë. Në Tiranës kemi rreth 17 mijë fletë votimi që kemi dyshime se aty mund të ketë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin e 14 për të çuar Alimehmetin në parlament. Nuk ka rëndësi se kujt ia marrim. Luhet mes PS-së dhe Mundësisë.
Kemi kërkuar hapjen e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar. Kur kemi marrë pamje kemi parë se janë dëshmuar në flagrancë trafikim votash nga PD-ja tek PS-së. Kërkesa ynë është bërë nga Franc Nuri dhe Asllan Dogjani që i ka dëshmuar këto gjëra” tha Këlliçi për emisionin “Drejt” nga Luan Rama.

