Connect with us

Aktualitet

Skandali në shëndetësi/ Bastardët që bëjnë pazare me jetën e pacientëve

Nga Mentor Kikia
Bastardët!
Nuk gjeta dot një titull tjetër për këtë shkrim. Madje më vjen ta përsëris dy herë: Bastardët!
7 mjekë e infermierë të Spitalit Onkologjik në QSUT, kontrabandistë ilaçesh dhe pronari i një klinike private, janë vënë nën akuzë dhe në masë sigurise nga Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, më të shumtët “detyrim paraqitje” dhe njëri në “arrest shtëpie”.
Shumë shkurt, ata bënin pazare me pacientët që kanë nevojë të bëjnë kimioterapi, ata që vuajnë nga kanceri, një sëmundje vrasëse.
-I sorollasin pacientet, duke i detyruar ta blejnë ilaçin e kimios në farmaci që i kontrollojnë ata vetë, me çmime shumë më të larta, që hyjnë kontrabandë.
-I regjistronin në spitalin publik e pastaj i dërgonin në klinikën private.
-Merrnin rryshfet për ti afruar datën e kimios pacientëve
Dhe më e rënda:
Në spitalin onkologjik ishte instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve me tumore. Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vjenës. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike.
“Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje”.
Çfarë bastardësh! Të bësh pazar me jetën e njeriut. Me njerëz që vuajnë nga një sëmundje që pak kush ia del të mbijetojë, por shpresojnë tek mjeksia dhe mjekët. Dhe ata, bluzat e bardha, që i shikojmë si perëndinë në tokë, i trajtojnë njerëzit si bankomat.
Ju nuk jeni thjeshtë nëpunës, as rrogëtarë, ju jeni misionarë, njerëzit shpresojnë tu shpëtoni kokën e ju i zhvasni.
Çdo lloj forme korrupsioni është e dënueshme, por kjo me jetën e njerëzve është perverse dhe këta njerëz nuk meritojnë vetëm ndëshkimin e ligjit, por edhe përbuzjen publike.
Prokuroria duhet të hetojë spital më spital, paisjet që blihet me paratë e taksave tona, të cilat këta bastardë ose i prishin ose nuk i vënë në punë, duke i dërguar pacientët ti bëjnë ekzaminimet në klinika private, ku këta marrin përqindjet e tyre.
E di që njeriu shpallet fajtor me vendim të formës së prerë të gjykatës, dhe deri në atë moment ai prezumohet i pafajshëm.
Penalisht po!
Por moralisht, përgjimet e prokurorisë dëshmojnë se këta njerëz meritojnë neverinë publike, para dhe pas vendimit të gjykatës!
Ndaj po i rendis emrat e tyre, sipas dosjes së prokurorisë.
1. Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, “Arrest shtëpie”. Ky i orientonte pacientët që vinin në spital, për tek klinika private “Megis”.
2. Emiljano Lela, Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, luante rolin e “dispeçerit” të pacientëve, “Detyrim Paraqitje”.
3. Alketa Ymeri(Pere), Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, “Detyrim Paraqitje”
4. Brikena Qirjazi Zv/Drejtoreshe në QSUNT, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, “Detyrim Paraqitje”
5. Halil Gashi, pronar i klinikës private “Megis”, që priste pacientët që dërgonin mjekët, “Detyrim Paraqitje”.
6. Florian Marku, tregtar ilaçesh(kontrabandë)
7. Drilona Kishta, “Detyrim Paraqitje”
Advertisement