Aktualitet
Skandal ushqimor/ Mish pule me Salmonelë futet në Shqipëri – AKU ndez alarmin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar nisjen e procedurave për gjurmimin dhe bllokimin e një sasie mishi pule të dyshuar me Salmonelë, e importuar nga Brazili përmes Portit të Durrësit.
Pas analizës laboratorike më 21 mars 2025, ku u gjet prania e Salmonella Typhimurium në një mostër fileto pule të ngrirë, AKU ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të siguruar produkte të tjera dhe për të bllokuar malli në fjalë.
Subjekti importues është inspektuar dhe është referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme, pasi ka dyshime për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënien e informacionit të pasaktë.
AKU ka siguruar se do të vijojë të mbajë transparencë dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm

