Connect with us

Aktualitet

Skandali seksual i Safet Gjicit, SPAK merr sërish në pyetje Alma K

Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të marrë në pyetje Alma K, vajza që shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e tij.

Lajmi ne perditesim…

Këtë të premte Alma Kaçi është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme. Gazetari i ABC News, Ermal Vija , raporton se Kaçi pritet tqë japë sqarime për videon intime ku shfaqet me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ky I fundit arrestua më 24 qershor 2023 në Tiranë për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale. Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe po ashtu ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë arreste shtwpie për Alma Kaçin

Advertisement