Connect with us

Aktualitet

Skandali te Onkologjiku/ Qytetarët dibranë: Në spitale shërbimi s’është cilësor

Nisur nga rasti i fundit në Spitalin Onkologjik të Tiranës, por edhe në spitalet e tjera, qytetarët dibranë mendojnë se jo vetëm që nuk ka shëndetësi falas, por përkundrazi, është vendi ku më të varfrit paguajnë më shumë.

Qytetarët e Dibrës mendojnë se në asnjë institucion shëndetësor nuk ka shërbim falas, pasi në të kundërt nuk marrin shërbim cilësor.

Po ashtu, qytetarët dibranë shprehen se sistemi shëndetësor është i infektuar që nga ai parësor, spitalet bashkiake e deri tek spitalet e spcealizuara të Tiranës. Të gjendur në këto kushte, qytetarët i kërkojnë organeve ligjzbatuese ta shohin me përparësi këtë problematikë, e cila i rëndon më së shumti.

Edhe për Spitalin Rajonal të Dibrës qytetarët mendojnë se nuk marrin shërbim pa dhënë ryshfet, ku në të shumtën e rasteve bëhet me detyrim nga personeli.

 

Advertisement