Connect with us

Aktualitet

Skandali/ Tomorri: Krimi dhe politika, 100 mln euro në dispozicion për të rrëzuar përgjimet e Sky-EncroChat

Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur dyshime se po paguhen para për të rrëzuar përgjimet e Sky EncroChat si të paligjshme. Përmes një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se 100 milionë euro janë vënë në dispozicion për këtë.

Teksa përmend dorëheqjen e gjyqtares kushtetuese para disa ditësh, ai thotë se presioni mbi këtë gjykatë është i madh. Sipas tij ky presion nuk bëhet vetëm nga eksponentët e krimit, por duket një lojë që po bëhet për të shpëtuar politikanë dhe njerëz të drejtësisë.

“Problemi është që po ranë përgjimet si të paligjshme, reforma në drejtësi varroset përfundimisht.”, shkruan Tomorri ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË: 

Ceshtja e shekullit

Po luan para e madhe per te rrezuar pergjimet e Sky-Encro si te paligjshme.

Ka zera nga tregu qe flasin per nje shifer 100 milione euro qe eshte vene ne dispozicion. Por ndonese keto jane gjera qe nuk verifikohen dot, ka nje fakt qe tashme eshte ne syte e te gjitheve.

Anetarja e Gjykates Kushtetuese dhe doreheqjen dhe shkoi ne shtepi, pa asnje zhurme, diten per diell. Rrufe ne qiell te hapur.

Presioni mbi Gjykaten Kushtetuese duhet te jete i madh. Dhe ky nuk eshte presion, qe mund te behet vetem nga krimi. Sepse krimi nuk e ka ate fuqi. Kjo duket nje loje qe po behet per te shpetuar politikane dhe njerez te drejtesise.

Ka nje interpretim aty, qe marrja e pergjimeve nuk eshte ne perputhje me ligjin shqiptar. Problemi eshte qe po rane pergjimet si te paligjshme, reforma ne drejtesi varroset perfundimisht.

Sot drejtesia e re ka jo pak njolla mbi shpine. Nga inceneratoret deri tek standardet e dyfishta ne disa ceshtje.

Kjo e pergjimeve e kthen reformen ne drejtesi ne nje pacavure te madhe, ndersa ata qe e sponsorizuan ate njerezit me qesharake te mundshem.

A do ta pranojne nderkombetaret t’ia u marrin perfundimisht kalane? Kjo mbetet per t’u pare.

Por me shume gjasa kjo e pergjimeve do te jete ceshtja e shekullit. Te pakten ne terma financiare.

"Lojë për të shpëtuar politikanë dhe

postimi
Advertisement