Aktualitet
Skandali ushqimor me pesticide dhe salmonelë/ Jep dorëhiqjen drejtori i AKU, ja kush emërohet

Fatjon Pasholli ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë.
Në vend të tij, është emëruar Alketa Hoxha, raporton gazetarja Rudina Muça.
Këto lëvizje në AKU Tiranë vijnë pas disa rasteve, ku produktet ushqimore rezultuan me pesticide. Në fillim disa ton me mandarina shqiptare dolën me pesticide të rrezikshme, e njëjta gjë ndodhi më aps me luleshtrydhe të importuara nga Greqia, ndërsa gati 8 ton fileto pule e importuar nga Brazili, rezultoi me salmonelë.

