Aktualitet
Skema e ‘mashtrimit’ me kreditë çon guvernatorin Sejko në SPAK
Nga Evdin Kulluri
Te dashur miq!
Skandali i mashtrimit me kredite eshte i njejte me ate te skemave piramidale per nga permasat, ku demi qe u eshte bere qytetareve llogaritet me mbi 1 miliarde euro dhe ku viktimat llogariten mbi 100 mije qytetare apo familje. Ne kete skeme abuzive ku jane aplikuar norma interesi per penalitetet me dhjetera fish mbi normat e interesit te vendosura nga Banka e Shqiperise, insitucionet pergjegjese kane bere pak ose asgje per te ndaluar dhe parandaluar kete aktivitet mafioz. Po, po! Mafioz. Italia ne vitin 1996 e ka percaktuar me ligj si “zhvatjeme qellim perfitimi”. Te vetmet hapa qe jane marre nga institucionet jane nje padi penale prej 700 faqesh nga Ministria e Drejtesise drejtuar Prokurise se Tiranes e para 4 viteve dhe disa ndryshime “sa per te lare gojen’ ne Rregulloren e Bankes se Shqiperise nga vete Banka! Dhe kaq!
Por asgje nuk ndryshoi, perkundrazi. Kompanite vazhduan te zhvasin me mijera qytetare pemes interesave te cmendura me dhjetera fish mbi normat e interesit te bankave te nivelit te 2-te. E me keq akoma jane vene nen sekuestro apo tjetersuar qindra prona me vlere dhjetera here me madhe se detyrimet qe jane ne vetvete abuzive!
Pergjegjesit kryesore jane Banka e Shqiperise, Qeveria Shqiptare dhe Prokuroria e Tiranes qe nuk moren asnje mase serioze per te ndaluar dhe parandaluar kete aktivitet kriminal te “zhvatjes pa maske” nga disa delinkuente te licensuar nga institucionet shteterore.
Ndaj, Ministri i Drejtesise, Kryeministri, Guvernatori i Bankes kane pergjegjesi per veprimet dhe mosveprimet e tyre pasi kane qene te informuar plotesisht se cfare po ndodhte dhe vazhdon te ndodhe! Deri tani eshte zbuluar vetem maja e ajsbergut.
Per fat te mire SPAK ka marre pergjegjesine e hetimit duke dhene dhe masat e para ligjore!
Politika qe nis me Kuvendin e Republikes se Shqiperise duhet te nderhyje fuqimisht per zbardhjen dhe ndalimin e pasojave te ketij skandali. Deri tani vetem Partia Demokratike eshte shprehur qarte per kete turp te institucioneve. Te tjeret kane heshtur, pra PS! Ndersa Berisha ka sulmuar denoncuesit dhe jo zhvatesit. Nje shprehje e vjeter thote “kush s’ka turp i ben te gjitha”!