Shkrime
Skënder Minxhozi: Albin Kurti po ia sheh hajrin kullës së ngujimit
Në një intervistë lidhur me vizitën e kryeministri Edi Rama në Prishtinë, gazetari Skënder Minxhozi u shpreh sot se Albin Kurti ka zgjedhur të vetëizolohet. Sipas tij, teksa Serbia me aleatët e saj punojnë çdo ditë kundër pavarësisë së Kosovës, Kurti ka vendosur të qëndrojë i mbyllur. Sipas Minxhozit ky lloj izolacionizmi arkaik nuk ka asnjë logjikë që ta justifikojë.
“Albin Kurti mbyllet në vetvete jo vetëm në raport me Amerikën, jo vetëm në raport me BE-në, jo vetëm në raport me Shqipërinë si palë, por edhe me Edi Ramën kur ai i shkel në shtëpi.
Kosova nuk e meriton një mbyllje të tillë edhe ndaj shtetit amë, edhe ndaj miqve sepse pala që mbetet, që është Serbia dhe aleatët e saj, nuk qëndrojnë aspak të mbyllura por punojnë fort ditë për ditë kundër pavarësisë së Kosovës” – tha gazetari Skënder Minxhozi.