Politike
‘Socialistët dhe demokratët nëse kanë një subjekt që nuk honepsin dot është partia e Ilir Metës’
Gazetari Flogert Muça është i mendimit se si socialistët dhe demokratët kanë një gjë të përbashkët: që nuk honepsin dot partinë e Ilir Metës. Në Repolitix ai shton se ata deputetë të PD-së që shkuan në Strasburg janë të lumtur pasi me arrestimin e Metës mund të marrin votat e tij në zgjedhjet e ardhshme.
‘Kur Sali Berisha mori masën e arrestit në shtëpi, Meta 6 muaj nuk u vajti poshtë ballkonit. Ishte duke negociuar, ja kam dhënë vulën dhe ja kam marrë. Nuk arriti dot atje dhe shkoi tek Berisha. Këtë nuk e ka harruar Berisha. Ata që kanë shkuar atje në Strasburg nuk mendojnë me kokën e tyre asnjëri. Sekreti publik, socialist dhe demokratët nëse kanë një subjekt që nuk e honepsin dot është partia e Ilir Metës.
Në këtë kuptimin janë të lumtur, këta mendojnë se do rrudhet Meta dhe do i marrin votat, më shumë vende për ta. Çilen negociatat, amerikanët dhe evropianët përshëndetin punën e SPAK, këta bëjnë opozitë me raportet e SHBA dhe BE. Tani shkojnë i thonë Evropës sa keq jemi ne me raportet e Evropës. Janë me shpinë ndaj parlamentit, këto parulla i kanë për doktorin që jemi këtu.’