Connect with us

Politike

“Sollën një ‘Latif’ nga Amerika”/ Rama ironizon LaCivita: Bufi do të vijë në pushtet…

Kryeministri Edi Rama është ndalur në zgjedhjen e Chris LaCivita nga PD si këshilltar për fushatën, duke u shprehur si kjo i duket si historia e “qullësit” të pallatit” që thërret ndihmë nga i forti i lagjes se po e rrahin.

Referuar një postimi të publikuar dje nga LaCivita, ku shkruhej “Kush është miu”, Rama u shpreh se kandidatët për minj janë shumë, duke nisur nga Basha.

Kryeministri Edi Rama:

Njohja e viteve të punës se punëtorëve në Greqi, do të bëhet automatike sapo të marrin pasaportën e Shqipërisë sepse pensioni do u njihet si një qytetar europian. Fëmijët tanë nuk do të jenë më të huaj në territorin e BE.

Këneta thotë se anëtarësimi në BE nuk është prioritet dhe ai do të ndodhë, por prioritet sipas tyre është kthimi i bufit për të 3 herë në krye të vendit se në 2 herët e fundit nuk e shkatërroi mjaftueshëm vendin.

Ndaj solli bufi një Latif nga Amerika me paratë që kush e di nga i gjeti. Latifi të kujton të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallati i thërret e i thotë eja se do të më rrahin.

Advertisement