Politike
Sot mblidhet Kuvendi, Rithemelimi paralajmëron sërish kaos
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditët e sotme për të diskutuar për një sërë çështjesh, ku mes tyre janë edhe ndryshimet në Kodin Penal. Prej javësh seancat parlamentare nuk po zhvillohen në normalitet, për shkak të kaosit që krijojnë Sali Berisha dhe deputetët e tij me qëllim sabotimin e punës. Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancë, pasi sot niset drejt Francës për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Edhe sot ata kanë paralajmëruar kaos dhe mbetet për t’u parë skenari i kaosit që do të përdorin. Seanca e javës së kaluar u zhvillua me tensione, ku Rithemelimi kishte krijuar një pirg me karrige në foltoren e Kuvendit, si edhe ndezën tymuese. Ky kaos është zhvendosur edhe në Komisionet Parlamentare, të cilat nuk janë zhvilluar dot në Kryesinë e Kuvendi për shkak të bllokimit që Rithemelimi i ka bërë punës. Për këtë arsye, PS ka zhvendosur online të gjithë komisionet, të cilat në fakt kanë pasur diskutime të rëndësishme si buxheti i vitit 2024. Rithemelimi thotë se do të ndjekin këtë taktikë derisa të kthehen të drejtat kushtetuese të opozitës.