Connect with us

Aktualitet

Sot seanca për kryebashkiakun Veliaj, gazetarja: Synohet gjykata e Strasburgut

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet ditën e sotme në Apelin e GJKKO-së ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirimin nga qelia. Gazetarja Anila Hoxha tha se “loja do të luhet në gjykatën e Strasburgut”. Në lidhje me gjyqin ndaj Veliajt, gazetarja u shpreh se kryebashkiaku do të përfaqësohet nga një avokat shqiptar.

Ne dimë që gjykata e Strasburgut është e ndjeshme si zhvillohet një proces. Të gjithë ata, duke pasur parasysh funksionarët e lartë, duket sikur kanë synim gjykatë e Strasburgut. Kjo të bën të kuptosh që po synon gjykatën e Strasburgut për çështje kohe”, u shpreh gazetarja.

Advertisement