Connect with us

Pinknews

“S’paguan pensionin ushqimor për djalin”/ Jonida Maliqi hedh në gjyq ish-bashkëshortin

Këngëtarja Jonida Maliqi ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizrenin për shkak se nuk paguan pensionin ushqimor për djalin, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Maliqi është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës, ku e shoqëruar nga avokati i saj ka dorëzuar padinë.

Në kërkesën e saj, këngëtarja parashtron se ish-bashkëshorti nuk ka bërë pagesën prej 2 mijë eurove në muaj për ‘pensionin’ e të birit, ashtu siç kishin rënë dakord.

Një tjetër pikë ku përplasen palët është edhe apartamenti ku jeton këngëtarja, bashkë me djalin, Danin. Këngtarja pretendon se apartamenti është “banesë bashkëshortore”, por biznesmeni nuk e ka respektuar marrëveshjen për të blerë një apartament të ri për të, por as për të birin. Në kërkesëpadi theksohet se kur ka ndodhur divorci ish-bashkëshorti ishte pronar ose bashkëpronar i shumë pasurive, sidomos të paluajtshme të ndodhura në shumë lokalitete të Shqipërisë, që mund të vlerësoheshin në masën 3-4 milionë euro.

“S'paguan pensionin ushqimor për djalin”/ Jonida Maliqi

Gent Prizreni dhe Jonida Maliqi

Historia 17-vjeçare e dashurisë mes çiftit mori fund 8 vite më parë. Divorci mes tyre kishte kohë që përflitej, por u zyrtarizua në qershor të vitit 2017.

Advertisement