Connect with us

Politike

Spahia: Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi, akt barbar! Shtet i kapur nga krimi

Sulmi barbar për shkak të detyrës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili është edhe avokati i kreut të opozitës Sali Berisha, tregon nënshtrimin e plotë të shtetit të kapur dhe të kontrolluar plotësisht nga krimi.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Bardh Spahia shprehet se sulmi në mes të kryeqytetit, ndaj një prindi që përcjell fëmijën në kopësht, tregon qartë gjëndjen alarmante të krimit në Shqipëri.

Ai shton më tej se inkriminimi i tejskajshëm i shoqërisë shqiptare nuk është rastësi, por rezultat i modelit të bashkëpunimit shtet-krim që promovoj dhe realizoj Rama në këto 11 vite.

Reagimi:

Ky akt barbar tregon situatën reale ku e ka zhytur vendin një pushtet që vret, dhunon vjedhë, shkel çdo të drejtë apo lë në mëshirë të fatit e nën thundrën e krimit njerëzit e ndershëm, nga profesionistët e nderuar si rasti i Av. Sokol Mëngjesi, e deri tek çdo qytetar i këtij vendi që shkelet e dhunohet nga një shtet kriminal që me krim mban pushtet dhe me pushtet mbron krimin.

Sulmi në mes të kryeqytetit, ndaj një prindi që përcjell fëmijën në kopësht tregon qartë gjëndjen alarmante të krimit në Shqipëri.

Mbështetësit, nxitësit dhe garanti për mos ndëshkimin e krimit janë pikërisht në zyrat e shtetit, të cilat janë të mbushura me kriminelë në të gjitha nivelet dhe aty ku nuk ka kriminele, zyrat e shtetit janë të mbushura me borxhlinjë ndaj krimit i cili i mban në pushtet dhe me të cilin pasurohen në kurriz të njerëzve të ndershëm dhe punëtorë.

Inkriminimi i tejskajshëm i shoqërisë shqiptare nuk është rastësi por rezultat i modelit të bashkëpunimit shtet-krim që promovoj dhe realizoj Rama në këto 11 vite.

Është kjo arsyeja pse krimi ndihet i paprekshëm.

Advertisement