Connect with us

Aktualitet

Spahiu: Kjo që ndodhi në PD s’ka ndodhur as në Afrikë, u rrahën me shkopinj dhe tani bashkohen

Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se ajo që ka ndodh në PD është e paprecedentë, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur as në Europë dhe as në Afrikë. Në një intervistë, Spahiu theksoi se PD ose ka bërë lojë ose çdo gjë ka rënë. “Kjo që ka ndodhur në PD është e paprecedentë, nuk ka ndodhur as në Europë  dhe as në Afrikë që të rrihen me shkopa bejsbolli. Janë dy gjëra, këta ose kanë bërë lojë ose ka rënë çdo gjë. Të bashkohesh kur janë rrahur me njëri tjetrin dhe ke përdorur dhunë, kjo nuk është as kauz as moral, por ose është bërë lojë ose ka rënë cdo gjë. Prandaj, nëse ke dalë kundra krijo grupimin tënd politik. Bardhi nuk ngre dot një parti të re politike, nuk po krijon as Berisha një parti të re politike, dhe të gjithë janë me kauza më vete”- tha Spahiu.

Advertisement