Connect with us

Politike

Spahiu: Rama po e fiton diasporën si bastion, sepse Berisha gënjeu 20 vjet për votën e emigrantëve

Me takimin e mbajtur dje në New York, juristi Kreshnik Spahiu thotë se Edi Rama i mori Sali Berishës edhe bastionin e fundit, atë të emigrantëve.

Spahiu thotë se Rama po e merr bastionin e emigrantëve, pasi Berisha i gënjeu për 20 vite emigrantët duke mos realizuar votën e tyre.

“Rama filloi fushatën nga New York me dy sfida të mëdha që e konsideron si sukses në raport me gjithë partitë e tjera.

Rama mbajti premtim dhe realizoi votën e emigrantëve, duke i marrë diasporën Berishës, i cili nuk realizoi dhe mashtroi për 20 vite, të drejtën e votës për emigrantët.

Me të mira apo këqija, socialistët arritën të njohin votën e 2 mln shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. PD gjatë 16 viteve që ka qenë në pushtet e ka premtuar dhe nuk e ka realizuar.

Ai shkon pikërisht në New York ku ka qenë bastioni i demokratëve, organizatat antikomuniste, atje ku kanë qenë shoqatat e djathta, atje ku është Vatra”, tha Spahiu në Report Tv.

Advertisement