Kronike
‘SPAK injoroi denoncimet e Alda Nikollit’/ Berisha: Përgjigje gangsterësh nga ‘skapistët’
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të dëshmisë së Alda Nikollit, e cila denoncoi vrasësin serial Nuredin Dumani, se me urdhrin e tij nga burgu, i kishte vendosur tritol në banesën e saj, por prokurorët e SPAK dhe e kishin injoruar duke mos e regjistruar denoncimin e saj.
“Përgjigje prej gangsterësh nga ‘skapistët’ për qytetaren!”, shkruan Berisha krahas videos në Facebook.
Kujtojmë se Alda Nikolli e akuzoi publikisht killerin e kthyer në të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumanin se ai vijonte aktivitetin kriminal nga burgu, duke iu vendosur gjoba personazheve të tjerë të botës së krimit.
Ajo tregoi me fakte se Dumani jetonte në një qeli luksi ku nuk i mungonin interneti, lap topi apo pajisje për stërvitje.