Connect with us

Politike

“SPAK mori si kriminel kirurgun që operoi fëmijën tim, ka pyetur gjithë shoqërinë time”

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është nën hetim nga SPAK për pasurinë, pas denoncimit të bërë disa vite më parë nga Halit Valteri ku përmenden fatura të operacioneve plastike të saj jashtë shtetit.

E ftuar në studion e emisionit Opinion, Kryemadhi ka folur për këtë çështje, dhe ka treguar se rreth 100 persona janë pyetur nga SPAK në kuadër të hetimeve për pasurinë e saj.

Mes personave të pyetur nga Prokuroria e Posaçme, tregoi Kryemadhi, është edhe një kirurg italian që ka operuar fëmijën e saj.

Deputetja Kryemadhi tha se është e pashqetësuar për hetimin e SPAK, por denoncoi presionet që sipas saj bëhen ndaj personave që pyetën në lidhje me këtë hetim.

Monika Kryemadhi: Nuk mund të toleroj metodologjinë për kërcënimin dhe intimidimin që ju bëhet dëshmitarëve që thërrasin.

Blendi Fevziu: Kë kanë intimiduar?

Blendi Fevziu: Po njerëz të afërt tuaj janë thirrur?

Monika Kryemadhi: Gjithë shoqëria ime është thirrur, edhe të gjithë kanë qëndruar stoikë.

Blendi Fevziu: Po pse flisni për presione?

Monika Kryemadhi: Sepse i kanë kërcënuar, i kanë intimiduar. Si mund të marrësh një doktor italian dhe ta pyesësh a të ka dhënë Monika Kryemadhi lekë cash?

Advertisement