Aktualitet
“SPAK po kërkon PERSONAT E FUNDIT”/ Topalli: Hetimet deri tek ata që janë KYÇI i krimeve zgjedhore

Në emisionin SKENE KRIMI me moderatorin Andi Bora, gazetaren Aida Topalli dhe si dhe Avokatin Leonard Karaj, u diskutua mbi hetimet e avancuara të SPAK dhe BKH lidhur me krimet zgjedhore në Shqipëri. Topalli theksoi se hetimet po përqendrohen në identifikimin e individëve kyç që kanë ndikuar në manipulimin e procesit zgjedhor, përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe përdorimin e paligjshëm të administratës publike për qëllime elektorale.
Sipas raportimeve të fundit, SPAK ka dërguar 60 hetues në 12 qarqe të vendit për të hetuar 19 denoncime për krime zgjedhore. Hetimet janë përqendruar në fazën parazgjedhore dhe në ditën e votimit, me fokus në dokumentimin e rasteve të blerjes së votës, kërcënimeve ndaj votuesve dhe përfshirjes së grupeve kriminale në procesin zgjedhor .
Për më shumë informacion, mund të ndiqni videon e plotë më poshtë:

